rreth saj

Gazeta e shkolles " Ismaili" konceptohet si nje pasqyre reflektimi e mendimit te lire te Senatit, nxenesve, mesuesve dhe komunitetit te prinderve, te cilet realizojne se bashku misionin e rendesishem te mesimit dhe edukimit. Ne faqet e kësaj gazete gjen rubrika që lidhen me jeten ne shkolle, lendet natyrore, shoqerore, informatiken, provimet e matures shteterore, veprimtarite sportive e kulturore ne plan kombetar dhe nderkombetar, si dhe krijimtari te mirefillte letrare.

rubrikat


Ne gazete ka rubrika per procesin mesimor ne shkrimet si:
"Nje ore mesimi fluturon pa u ndjere"
"Te nxisim pasionin per matematike"
"Ne dhe matura shteterore", modele testesh, frekuentimi ne shkolle etj., deshmojne per demokratizimin e marredhënieve mësues-nxenes.

Gazeta pasqyron me vemendje probleme qe lidhen me plage sociale ne shkrimet si
“Prostitucioni eshte ferr”,“Historia e dhimbshme e R..”, “Si te mbrohemi nga Sida”, “Duhani dhe adoleshenca”, Ne jetimoren “Zyber Hallulli”, etj.

numri i fundit

 


rreth gazetes

Do te veçonim pozitiv faktin qe shkrimet e gazetes nuk jane vetem te nxenesve, por edhe te mesuesve, gje qe tregon nje bashkepunim te stafit te gazetes me mesuesit dhe, nga ana tjeter, rendesine qe keta te fundit i japin gazetes se shkolles.

Intervistat dhe reportazhet jane nga shkrimet me te realizuara, qe deshmojne nje lloj profesionalizmi, megjithese nuk jane gazetare te mirefillte. Faqet e gazetes sherbejne dhe si nje arkiv modest ku mund te prekim rezultatet e punes, shqetesimet, mundesite per me shume e me mire. Ketu gjejme portrete nxenesish qe e nderojne shkollen si: Bledar Lera, fitues i Çmimit të pare ne Olimpiaden e matematikes, Irsa Ruçi, vleresuar si poetja me e mire ne shkalle Republike, 2007 etj.
Te fresketa vijne ne faqet e gazetes krijimet ne poezi, proze dhe ese te nxenesve, duke u shnderruar ne pronen e te gjitheve. Ata mund te mos behen shkrimtare ne te ardhmen, por ne rinine e tyre kane shkruar krijime qe kane vlere dhe vlerat duhen njohur e respektuar.
Kendi i zbavitjes, muzika, fjale-kryqi etj., jane rubrikat per te cilat gazeta ka patur me shume verejtje nga lexuesit. Besojmë se cilesia e faqeve te gazetes do të vije duke u ngritur, ashtu si dhe interesimi yne për te.

Aktualisht redaktore te gazetes jane nxenesit Juna Hitaj, klasa12-6, Erisa Mesinaj, klasa11-15, Klea Avdiu, klasa 10-1, Marsid Monka10-1,Endri Metko12-6, Enxhi Nallbani, 10-2

gjimnaziismailqemali 2011. All rights reserved. webdesign